Gjilani me donatorë ndërtuan 45 shtëpi për skamnorët

Komuna e Gjilanit, me përkrahjen e donatorëve, kryesisht mërgimtarë, kanë arritur të ndërtojnë 45 shtëpi për familjet në nevojë, kanë meremetuar 40 shtëpi të tjera, derisa 48 familjeve po ua paguajnë qiratë sipas kërkesave të tyre.

Këto shifra i ka bërë sot publike drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, i cili ka falënderuar të parin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për përkrahjen e madhe, duke e vënë shëndetësinë dhe zbutjen e gjendjes sociale si prioritetin e parë të qeverisjes.

‘Nëse të gjitha këto punë i shndërrojmë në mjete materiale, i bie që Komuna së bashku me donatorët, ka investuar afro 800 mijë euro për këtë kategori’, ka thënë Hajrullahu, gjatë adresimit para gazetarëve.

Nga skema për subvencionimin e personave me probleme shëndetësore, familjarëve ose të afërmëve të tyre, që lidhet me nevojën e mjekimit dhe trajtimit shëndetesor të tyre për vitin 2017, Harullahu tha se në DSHMS janë parashtruar dhe shqyrtuar 263 kerkesa, ndërsa janë referuar për Ministri të Shëndetësisë mbi 45 kërkesa, shumica absolute e tyre janë përkrahur financiarisht.

COMMENTS