Gjilani ka nevojë për drejtime të reja arsimore

Gjilani ka nevojë për drejtime të reja arsimore

Feja Islame ‘po rritet më shpejt se çdo fe tjetër’ në botë
Autobusët e parë të Prishtinës mbërrijnë në kryeqytet (Foto)

Drejtoria e Arsimit e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për testin e semimaturës, i cili mbahet më 26 maj. Këtij procesi do t`i nënshtrohen 1644 nxënës shqiptarë, si dhe 7 nxënës nga komuniteti turk.

Kështu thuhet në një njoftim të Komunës së Gjilanit, sipas së cilit, drejtoria e Arsimit i ka filluar me përgatitjet teknike për organizimin e provimit të maturës shtetërore për 1641 nxënës, pa llogaritur nxënësit përsëritës.

Sa i përket regjistrimit në klasën e dhjetë, këtë vit shkollor janë planifikuar 1.708 vende, 1644 prej tyre për nxënës të komunës së Gjilani, ndërsa 64 të tjera për nxënës nga komunat Kamenicë, Viti e Novobërdë.

Përndryshe, në Gjilan fillon sot olimpiada mbarëkombëtare e matematikës, ku marrin pjesë nxënës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës

COMMENTS