Gjilani furnizohet me vaksina kundër gripit – Janë falas

Nuk ka viza as në vitin 2018
Sikur s’kanë parë femër me sy këta deputetë, ja çka i bëjnë Federica Mogherinit (Foto)

Kontingjenti i parë i vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 2 mijë dozave ka mbërritur të hënën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan. Furnizimin e ka bërë Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, ka konfirmuar se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore.

‘Aplikimin e tyre jemi duke e bërë në dy qendra, QKMF dhe QMF-Dardania në shërbimin e vaksinimit. Do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar, ata me sëmundje kronike dhe qytetarët që kanë probleme të caktuara shëndetësore’, ka thënë drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha.

Ai ka informuar se janë të përgatitur që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve në çdo kohë dhe se do të vazhdojnë të furnizohen edhe me kontingjentin tjetër të vaksinave, në momentin që shpenzohet sasia e tanishme.

COMMENTS