Gjilan: Policia arreston tre persona të dyshuar për fajde

Deda: As si bllok, as si subjekte ndaras nuk do ta përkrahim PAN-in
Haradinaj: Kur të thirret seanca do të veprojmë menjëherë

Policia e Kosovës, ka zbatuar sot urdhëresën e Gjykatësit të Procedurës Paraprake te Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrollimin e tri lokacioneve- dy (2) shtëpi banimi në Gjilan , dhe një (1) në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Këto lokacione janë bastisur nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike-Prishtinë, të asistuar edhe nga Stacioni Policor Gjilan. Lokacionet kanë qenë pronë e të dyshuarve A.H. 1978, A.Xh. 1978 dhe A.R. 1981, të cilët janë arrestuar për dyshimin e përfshirjes në veprën penale ,,Fajde”.

Me këtë rast janë konfiskuar 3000 Franga Zvicerane dhe 1000 EURO, 3 telefona mobil, si dhe fletore për shënime dhe dokumente të ndryshme (kontrata për shitblerjen e veturave).

Pas zbatimit të kontrollit janë intervistuar tre të dyshuarit të cilëve me urdhër të prokurorit të rastit të PTH-Gjilan ju ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve

COMMENTS