Gjilan: Mbyllë gruan në veturë për të shkuar në xhami, intervenon policia

Gjilan: Mbyllë gruan në veturë për të shkuar në xhami, intervenon policia

Koncert humanitar në Londër për fëmijët e Kosovës (Foto)
Pacolli viziton ndërmarrësit e rinj, u premton përkrahje të pakufi (Foto)

Policia e Kosovës dhe pjesëtarë të zjarrfikësve janë detyruar të intervenojnë për të nxjerrë nga vetura një grua e cila besohet se ka qëndruar e ngujuar në kohën kur burri i saj ka shkuar në xhami.

Rasti ka ndodhur në parkingun e marketit ETC në Gjilan, dhe është njoftuar tek Insajderi nga një dëshmitar i rastit.

Sipas dështmitarit, gruaja ka nisur që të mos ndihet mirë për shkak të temperaturës së lartë brenda në veturë, dhe nuk ka mundur të hapë ndonjë xham të veturës.

Aty janë afruar njerëz të tjerë, para se të vinin njësitë e policisë dhe zjarrëfiksave.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin. Shaban Azizi nga Drejtoria Rajonale në Gjilan ka thënë se gruaja nuk ka probleme shëndetësore dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Ai ka thënë se burri dyert e veturës i ka mbyllur nga pakujdesia ndërsa është e mundshme që gruaja nga paniku nuk ka arritur t’i hapë ato nga brenda.

COMMENTS