Gjilan, I prishet mjeti i punës, vdes tragjikisht (Foto)

Gjilan, I prishet mjeti i punës, vdes tragjikisht (Foto)

Zgjedhjet krijuan hartën e re politike nëpër komuna
Debat i nxehtë në Komision për mishin e prishur

Policia e Kosovës, stacioni policor i Gjilanit, është njoftuar nga Qendra e Emergjencës në Gjilan se më 22 nëntor 2017, rreth orës 13:05, nga fshati Malishevë, Komuna e Gjilanit, I. S. (1967), i lënduar rëndë, familjaret e tij e kishin sjellë me urgjencë për t’i ofruar trajtim mjekësor në këtë qendër. Në vendngjarje me urgjencë kanë dalë njësitet nga stacioni policor i Gjilanit dhe hetuesit rajonalë.

Viktima pasi është kontrolluar në emergjencën e Gjilanit me urgjencë dërgohet në QKUK në Prishtinë, për trajtim te mëtejme.

Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve rreth orës 18:30 viktima kishte ndërruar jetë si pasoj e lëndimit aksidental.

Nga hetimet e kryera besohet se viktima gjatë kohës që po punonte në shtëpi me mjetin e tij të punës, (prerëse), në mënyrë aksidentale i thyhet disku rrotullues prerës dhe për pasojë pëson plagë të thellë vetëlënduese në pjesën e majtë të regjionit të qafës.

Portali zico.tv mëson se i ndjeri nga ky rast tragjik është Idriz Sahiti 50 vjeç.

COMMENTS