Gjilan: Humb jetën një fëmijë gjashtëvjeçar

Fëmija ka rënë në një pus të pashfrytëzuar, rreth 100 metra larg shtëpisë së tij, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes

Një fëmijë gjashtëvjecar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një bunar afër shtëpisë së tij në Cërnicë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se sipas rezultateve të hetimeve premilimare fëmija ka dalur nga shtëpia e tij, dhe në një distancë 100 metra nga aty ka rënë në një bunar të pashfrytëzuar.

Ekipet e hetuesisë ende janë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i të ndjerit me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.

COMMENTS