Gjilan, 23 vjeçari vdes në mënyrë tragjike

Elbasan Isufi, 23 vjeç, nga qyteti i Gjilanit, ka ndërruar jetë pasi i njëjti është goditur nga ekskavatori. Ai ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit.

‘Rasti ka ndodhur me 30 qershor. Personi i lindur në vitin 1993 gjersa ishte duke mbledhur mbeturina në një deponi është goditur nga një ekskavator. I njëjti nga shoferi i mjetit me po të njëjtën datë është dërguar në spitalin e Gjilanit e më pastaj në QKUK për trajtim. Por fatkeqësisht ai nuk ka mundur që t’iu bëjë ballë lëndimeve të marra dhe dje ka ndërruar jetë’, ka thënë Hashani.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i 23 vjeçarit nga Gjilani është dërguar për obduksion.

COMMENTS