Gjiganti bankar gjerman ‘Deutsche Bank’ gjobitet me miliona

Gjiganti bankar i Gjermanisë ‘Deutsche Bank’ është gjobitur me 630 milionë dollarë, nga rregullatorët financiarë amerikanë dhe britanikë, për shkak të një skeme të pastrimit të parave në Rusi.

Sipas kësaj skeme, klientët, në mënyrë të paligjshme, kanë zhvendosur dhjetë miliardë dollarë jashtë Rusisë, me aksione të blera dhe të shitura përmes zyrave të bankës në Moskë, Londër dhe Nju Jork.

Autoritetet thanë se Deutsche Bank ka humbur disa mundësi për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar skemën, e cila është zhvilluar gjatë periudhës 2011-2015.

Deutsche Bank tha se është duke bashkëpunuar me rregullatorët.
Banka po ashtu tha se ka vënë mënjanë para për të mbuluar koston e zgjidhjes.

COMMENTS