Mund të quhet pa frikë ndeshja më e bukur e Kampionatit Europian. Tensioni ka qenë i pranishëm që në minutën e parë, gjatë kohës së rregullt, shte
Mund të quhet pa frikë ndeshja më e bukur e Kampionatit Europian.
Tensioni ka qenë i pranishëm që në minutën e parë, gjatë kohës së rregullt, shtesave dhe deri tek 11-metërshat, që zgjatën deri në 9 seri, por që në fund i dhanë fitoren Gjermanisë.
Kombëtarja e drejtuar nga Joachim Loew ka arritur të thyejë kështu ‘mallkimin’ që e ndiqte në ndeshjet me Italinë, që ishte kthyer dhe në ‘macen e zezë’ të gjermanëve. Sidoqoftë kanë qenë këta të fundit që kanë dominuar ndeshjen.
Gjermania prishi më në fund mallkimin e saj në përballjet me Italinë, duke e eliminuar skuadrën e Contes në çerekfinalet e “Euro 2016”. Është pikërisht ky koncept që theksohet në median gjermane, entuziazmi i së cilës për këtë sukses është i madh.
‘Heroi Hector prish mallkimin ndaj Italisë’, lexohet tek e përditshmja ‘Bild’, ndërsa ‘Suddeutche Zeitung’ publikon editorialin me titull ‘Kjo skuadër është më e mirë se çdo plan tjetër ndeshjeje. Gjermania është në gjysmëfinale. Ndaj Italisë u zhvillua një sfidë, që për fat të mirë kaloi pritshmëritë’.
‘Frankfurter Allgemaine” shkruan: Trajneri guxoi dhe fitoi, duke iu referuar zgjedhjeve të bëra nga Low në përballjen me Italinë.
Ndërsa ‘Kicker’ preferoi t’i dedikojë artikullin dyshes Neuer-Hector, heronjtë e skuadrës së Low. ‘Faleminderit Neuer dhe Hector, Gjermania në gjysmëfinale’.
‘Tuttosport’ shkruan: Faleminderit! Eliminim i tmerrshëm. Pas 9 penalltive, Italia mbetet jashtë Europianit, Gjermania në gjysmëfinale.
Te ‘Gazzetta dello Sport’ lexohet: Ngrini kokën! Një Itali e papërkulur i çoi kampionët e botës në serinë e gjuajtjeve të 11-metërshave. U eliminuam, por gjithçka nis këtu.
Fitorja e Gjermanisë ndaj Italisë u pasqyrua gjerësisht edhe në mediet e tjera europiane. ‘L’Equipe’ publikon: Kaq ishte, është Gjermania ajo që fiton.
Spanjollja ‘Marca’ shkruan: Gjermania ndryshon historinë, eliminoi Italinë për herë të parë, pas 18 penalltive të ekzekutuara.
Te ‘Dailymail’ lexohet: Gjermania mund më në fund Italinë; por u desh seria dramatike e 11 metërshave, ku Hector arriti të ruajë gjakftohtësinë.
COMMENTS