Qeveria e Gjermanisë e ka refuzuar kërkesën e Polonisë për pagesën e 1 mijë miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, duke
Qeveria e Gjermanisë e ka refuzuar kërkesën e Polonisë për pagesën e 1 mijë miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, duke thënë se kjo çështje ishte zgjidhur në vitin 1953.
Zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, tha mbrëmë se ‘Polonia e ka marrë një vendim obligues në gusht të vitit 1953, për tërheqjen e kërkesave për reaparacione të mëtejme të luftës’.
‘Rrjedhimisht, kjo është është zgjidhur juridikisht dhe politikisht’, tha Seibert.
Sipas tij, Berlini në tërësi e kishte pranuar përgjegjësinë për ‘krime të papërshkruara’ të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, por i kishte paguar Polonisë ‘reparacione të konsiderueshme për dëmet e përgjithshme të luftës’.
Një marrëveshje ishte nënshkruar nga liderët komunistë të Polonisë në vitin 1953, me të cilën tërhqiqeshin kërkesat e ardhshme të reparacioneve kundër Gjermanisë.
Por, qeveria konservatore dhe nacionaliste e Polonisë ka argumentuar se marrëveshja ishte bërë nën urdhërat e ish-Bashkimit Sovjetik dhe se ajo nuk është e vlefshme.
‘Sipas mendimit tim, Polonia ka të drejtë për këtë dhe shteti i Polonisë ka të drejtë ta kërkoj këtë’, tha kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo.
COMMENTS