Gjermani, Sulmuesi në Dyzeldorf është nga Kosova

Policia gjermane ka thënë sot se personi që ka plagosur nëntë persona me sëpatë në stacionin kryesor të trenit në Dyzeldorf dyshohet se është një 36 vjeçar nga Kosova.

Autoritetet gjermane thonë se 36 vjeçari nga Kosova, vuan nga sëmundje mendore. Ai jeton në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Wuppertal.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer sulmin dhe është hedhur nga një urë aty pranë, duke i shkaktuar vetes lëndime serioze.

Ai është arrestuar dhe tashmë gjendet në spital.

Policia gjermane beson se ai ka vepruar i vetëm. Ata thonë se viktimat me lëndime serioze janë në gjendje stabile.

COMMENTS