Gjenerali amerikan: FSK-ja ka bërë gjërat e duhura në kohën e duhur – kjo është rruga drejt suksesit

Gjenerali amerikan: FSK-ja ka bërë gjërat e duhura në kohën e duhur – kjo është rruga drejt suksesit

Patriarku i Rusisë mbërrin sot në Tiranë, dy ditë vizitë në Shqipëri
KB do të votojnë për shtyerjen e afatit të hetimeve për sulmet me gazin sarin në Siri

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka vlerësuar lart shkallën e bashkëpunimit të gjerë dhe intensiv në kuadër të partneritetit ekzistues në mes MFSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowas.

Ai gjatë një takimi me komandantin e Gardës Kombëtare (GK) të Iowas, gjeneral majorin Timothy Orr ka theksuar faktin se FSK vazhdon të jetë institucioni më i besuar i sigurisë në vend dhe se kjo besueshmëri ka trend pozitiv edhe te qytetarët serbë të veriut.

Ministri me këtë rast ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Iowas në ushtrimin fushor ‘Shqiponja -6’, të cilët kanë dhënë kontributin në fazën e përgatitjes së ushtrimit, po ashtu edhe tash në ekzekutimin e tij, duke theksuar shkallën e lartë të ndërveprueshmërisë me pjesëtarët e FSK-së.

Ndërsa, komandanti i Gradës Kombëtare, gjeneral major Timothy Orr, ka përgëzuar ministrin për rezultatet e deritashme, sidomos ka vlerësuar lart integrimin e komunitetit serb në FSK dhe rritjen e besueshmërisë në veri t vendit.

Po ashtu Orr pati takim të ndarë edhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ku u bisedua për zhvillimet në FSK-së, përgatitjet e planeve për transformim dhe sfidat aktuale që po has ky proces.

Ai po ashtu e ka njoftuar gjeneralin Orr edhe me rezultatet e konferencës ‘FSK dhe Partnerët’ që ishte e suksesshme dhe kishte një numër më të madhe të shteteve pjesëmarrëse.

Orr në fund të takimit tha se FSK-ja ka bërë gjërat e duhura dhe në kohën e duhur, dhe se ky është shtegu i suksesit që duhet ndjekur në të ardhmen.

COMMENTS