Gjendet pllaka që mbante trupin e Jezu Krishtit (Foto)

‘Burri që u vra e u ringjall nga magjia’
10 misteret më të mëdha të Trekëndëshit të Bermudeve (Video)

Për herë të parë në shekuj shkencëtarët kanë zbuluar pllakën e varrit që shumë të krishterë besojnë se dikur ka mbajtur trupin e Jezu Krishtit.

National Geographic raporton se sipërfaqja origjinale është ekspozuar gjatë punës së rikonstruktimit në Kishën ‘Holy Sepulchre’ në qytetin e vjetër Jeruzalemit.

Deri atëherë, mermeri kishte mbështjellë pllakën të paktën që në vitin 1555 pas vdekjes së Krishtit.

Organizata ka filmuar punën që është bërë në Kishë, që konsiderohet si një nga vendodhjet më të shenjta në Krishtërim.

Fredrik Hiebert, arkeolog i Shoqatës së National Geographic tha se ‘Mermeri që mbulonte varrin është tërhequr, dhe u suprizuam nga materiali poshtë tij. Do të ketë një analizë të gjatë shkencore, por tanimë më në fund mund të shohim gurin orgjinal, në sipërfaqen e së cilit është vendosur trupi i Jezu Krishtit’.

Gjendet pllaka që mbante trupin e Jezu Krishtit 1

Gjendet pllaka që mbante trupin e Jezu Krishtit 2

Gjendet pllaka që mbante trupin e Jezu Krishtit 3

Gjendet pllaka që mbante trupin e Jezu Krishtit 4

Gjendet pllaka që mbante trupin e Jezu Krishtit

COMMENTS