Gjendet nga çka vuan Aziz Salihu, familja shpreson në shërim

Me zvogëlimin e Superligës, Federata mendon të zvogëlojë edhe telashet
Basketbollisti grushton bashkëlojtarin pasi nuk ia pasoi topin (Video)

Oinioni mbarë shqiptar është vazhdimisht kureshtar të mësojë për gjendjen e ish-boksierit të mirënjohur Aziz Salihut, sportistit të shekullit dhe fituesit të medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos.

Ai me 26 korrik ka arritur në njërën nga spitalet e Stambollit në Turqi dhe pritet shumë shpejt të operohet.

Vëllai i vogël i tij, Fatoni, ndryshe ish boksier dhe nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë, flet nga Stambolli duke treguar për gjendjen e ‘Zizit’.

‘Gjendja e Azizit? Ai është lodhur në Prishtinë sa ka qëndruar në spital. Pankreasin e ka shumë të dëmtuar dhe është lodhur nga terapia. Iu ka përkeqësuar Pankreasi dhe po presim që t’i stabilizohet që të futet në operim. Shpresojmë mu stabilizuar që të operohet sa më shpejt’, thotë Fatoni duke besuar e shpresuar që të tejkalojë këtë sfidë.

‘BotaSot’
Azizi Foto

COMMENTS