Gjendet i gjallë 4 vjeçari, i humbur dje në fshatin Mramor (Foto)

Gjendet i gjallë 4 vjeçari, i humbur dje në fshatin Mramor (Foto)

Kosova pret nga Asambleja në Pekin që të bëhet pjesë e INTERPOL-it
​Çekia përkrah Kosovën drejt integrimeve evropiane

Policia e Kosovës njoftoi se sot, rreth orës 10:20 është gjetur i gjallë fëmija Erion Gashi, i cili nga ora 17:00 e së mërkurës nuk ishte kthyer në shtëpi.

Sipas policisë, fëmija i gjetur sot rreth orës 10:20 është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

‘Ju njoftojmë se më 15.03.2017 rreth orës 19:00 kemi pranuar informacionin se në lagjen Suteskë të fshatit Mramor, një fëmijë i moshës 4 vjeçare (mashkull), ka dalë nga shtëpia e tij që nga ora 17:00 dhe nuk është kthyer më.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësite të shumta policore të mbështetura edhe nga njësiti K9, ekipet e FSK-së si dhe disa (rreth 100 persona) bashkëfshatarë, kanë filluar kërkimet për gjetjen e personit.

Operacioni i për kërkimin e 4 vjeçarit, i cili ka vazhduar edhe sot, ka rezultuar me sukses, ku rreth orës 10:20, është gjetur i gjallë në gjendje të mirë shëndetësore’.

COMMENTS