Gjellë me lulelakër e fasule

Gjellë me lulelakër e fasule

Koktej Dilemma
Ëmbëlsira me çokollatë

Një gjellë e shijshme për të gjithë adhuruesit e lulelakrës dhe fasules së bardhë.

Përbërësit:
1 kg lulelakër
1 qepë e kuqe
1 selino
400 gr fasule të bardhë të konservuar
1.2 l ujë të nxehtë
kripë
piper i bardhë
vaj
rozmarinë e freskët

Udhëzimet:
Lulelakrën e pastrojmë dhe e ndajmë në copa të vogla.

Qepën e kuqe dhe selinon i qërojmë dhe i ndajmë në copa të imëta.

Fasulen e shpëlajmë mirë dhe e kullojmë nga lëngu i tepërt.

Në vaj të nxehtë fërgojmë qepën e kuqe derisa të zbutet (sipas nevojës shtojmë ujë).

Në qepën e fërguar shtojmë selinon dhe vazhdojmë me kaurdisjen në temperaturë mesatare, derisa të zbutet selino.

Shtojmë lulelakrën, mëlmesa sipas dëshirës dhe ujë (mund të përdorni edhe lëng supe).

Tenxherenë mbulojeni me kapak dhe gjellën lëreni të ziej për 15 minuta.

Pas kësaj shtojmë edhe fasulen dhe i blendojmë të gjitha me blender dore.

Shtojmë mëlmesa sipas dëshirës e nevojës.

Gjellën e ngrohtë e shërbejmë të dekoruar me fletë rozmarine.
Ju bëftë mirë.

COMMENTS