Gjellë me kungull të pjekur

Gjellë me kungull të pjekur

Suxhuk i pjekur me kërpudha, perime dhe djathë
Supë me spinaq

Përbërësit:

750 gr kungull
6 thelpinj hudhre
4 lugë gjelle vaj ulliri
200 gr qepë e grirë imët
80 gr selino
50 gr oriz kokërrgjatë
1.5 l lëng pule
magdanoz
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Kungullin e prerë bashkë me thelpinjtë e paqëruar të hudhrës dhe dy lugë vaj ulliri vendosini në një tepsi. Piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30 minuta.

Ndërkohë, në një tenxhere të thellë ngroheni vajin e mbetur dhe në zjarr të ulët fërgojeni qepën dhe selinon për afro 10 minuta.

Shtoni orizin dhe lëngun e pulës, ngriteni temperaturën derisa të vlojë masa e më pas uleni sërish zjarrin.

Ziejeni gjellën kështu për 15-20 minuta, derisa të zbutet orizi.

Kungullin e pjekur lëreni të ftohet pak. Hudhrën qërojeni dhe bashkë me kungullin shtojini tek gjella. Ziejini të gjitha bashkë për edhe 10 minuta të tjerë e më pas bluajini të gjitha në blender.

Shtoni kripë e piper sipas dëshirës dhe në fund magdanoz të freskët para servimit.
Ju bëftë mirë.

COMMENTS