Gjel i mbushur me gështenja

Gjeli me gështenja është i preferuari ynë! Ka disa variante të tjera me agrume apo fruta të thata por ky i sotmi kryeson listën! Mund ta bëni edhe

Gjeli me gështenja është i preferuari ynë! Ka disa variante të tjera me agrume apo fruta të thata por ky i sotmi kryeson listën!

Mund ta bëni edhe me përshesh dhe gështenja, shija vetëm sa do të përmirësohet!

Përbërësit:

Gjel 1 copë

Geshtënja 1 kg.

Rosmarinë 100 gr.

Kripë sipas dëshirës

Piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Marrim gjelin dhe e pastrojmë nga lëkura e tepërt, qërojmë gështenjat e pjekura, i marinojmë me kripë e piper dhe mbushim gjelin, pastaj e lidhim te krahët dhe këmbët, në mënyrë që të ruajë formën e duhur.

E skuqim në tigan derisa të marrë ngjyrë të praruar, e vendosim në tavë, duke vendosur poshtë tij një letër furre, e lyejmë më majonezë, e fusim në furrë në 180°C dhe e lemë për 30 minuta, duke e lyer herë pas here me majonezë me anë të një peneli, në tiganin që kemi skuqur pulën hedhim gështenjat e mbetura dhe pak lëng pule dhe i lemë të zbuten.

Pasi nxirret gjeli nga furra, i vendosim poshtë tavës dhe lëngun ia hedhim gjelit sipër.

COMMENTS