Gjatë punimeve në autostradën Prishtinë – Shkup zbulohet një shpellë

Gjatë punimeve në autostradën Prishtinë – Shkup zbulohet një shpellë

Ngurrojnë t’i varrosin familjarët për shkak të ‘veprimtarive të tyre të dyshimta’
Një 35 vjeçar nga Prishtina mbytet në Velipojë, hyri për të shpëtuar gruan

Organizata për mbrojtjen e mjedisit ‘Gjethi’ ka njoftuar se dje, më 28 shtator 2017, gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të fshatit Semajë dhe Izhacë kompania ‘Bechtel Enka’ hasi në një shpellë.

‘OMMGJ kërkon me urgjencë që punimet të ndërpriten deri në sqarimin e situatës dhe marrjes së mendimit nga profesionistët e kësaj lëmie. Ne konsiderojmë se kjo shpellë mund të ketë rëndësi potenciale në shumë sfera si dhe mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë rajon andaj kërkojmë që të punohet me profesionalizëm. Ne si shoqëri civile jemi duke shikuar me vigjilencë zhvillimin e kësaj situate dhe kërkojmë që të veprohet menjëherë’, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit ‘Gjethi’.

COMMENTS