Gjashtë persona të vrarë nga sulmi terrorist në Londër (Foto/Video)

Kanë mjaftuar 8 minuta që kryeqyteti i Britanisë të tmerrohet. Kryeqyteti britanik, Londra, është goditur mbrëmë nga tri sulme të njëpasnjëshme, të

Kanë mjaftuar 8 minuta që kryeqyteti i Britanisë të tmerrohet.

Kryeqyteti britanik, Londra, është goditur mbrëmë nga tri sulme të njëpasnjëshme, të cilat autoritetet po i konsiderojnë si terroriste.

Policia ka konfirmuar se të paktën 6 persona kanë vdekur dhe mbi 48 të tjerë janë lënduar, derisa tre xhihadistët me “pamje mesdhetare”, janë vrarë.

Sulmi u organizuar fillimisht me një autobus duke marrë përpara kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market.

Ndërsa sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall.

Sipas BBC, deri më tani janë 6 persona të vdekur.

Ndërkohë, shërbimi i Ambulancës në Londër tha se 48 persona janë marrë në pesë spitale.

Më shumë se 80 mjekë u dërguan në vendngjarje për t’i ndihmuar të lënduarit.

COMMENTS