Gjasat e Hotit, Haradinajt e Kurtit për kryeministër

Gjasat e Hotit, Haradinajt e Kurtit për kryeministër

Prishtinë, ndotja e ajrit tejkalon vlerat e lejuara
Komunistëve të Greqisë u pengon konvoji ushtarak i Shqipërisë për ushtrimin e NATO-s

Në zgjedhjet e 11 qershorit do të ndodhë një garë e ngushtë mes partive më të mëdha në vend.

Koalicionet parazgjedhore kanë zgjedhur kandidat të fuqishëm për kryeministër të vendit.

Avdullah Hoti nga koalicioni LDK- AKR, Ramush Haradinaj nga koalicioni PDK- AAK dhe NISMA dhe kandidati i Vetëvendosjes Albin Kurti, cili nga këta kandidat ka gjasat me të mëdha ta drejtojë ekzekutivin e vendit.

Sipas njohësve të politikës, Ramush Haradinaj ka gjata më të mëdha për tu bërë kryeministër, por me të vogla për të ndryshuar situatën ekonomike në vend.

“Gjasat per tu bere kryeminister Haradinaj i ka me te medha, por gjasat per te bere ndryshime i ka me te vogla. Eshte deshmuar qe me PDK-ne eshte i pamundur ndryshimi. Por si duket qendrimi i gjate ne opozite e ka bere Haradinajn ta pranoj bashkeqeverisjen me PDK-ne, duke qene kryeminister si mundesia me e mire per te imponuar vizionin dhe energjine e tij ne qeverisje. A do te mundet perballe Kadri Veseli ta çkapë “kapjen e shtetit” do te shohim”, ka thënë analisti Donik Sallova.

E gazetari Agron Halitaj, ka thënë se fuqia e kandidatit për kryeministër është e ndërlidhur me fuqinë e koalicionit.

“Numerikisht, koalicioni më i madh është ai mes PDK-së dhe partive të tjera. Raporti mund të ndryshoj vetëm nëse LDK e AKR arrijnë të krijojnë një platformë të besueshme për qytetarët që si koncept bazë do të ketë ka rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe uljen e papunësisë”, deklaroi Halitaj.

E Mushkolaj ka thënë se Hoti nuk mund te krahasohet me Haradinaj e Kurtin sepse sipas tij këta dy të fundit janë më karizmatik.

“Në anën tjetër zotëri Hoti shquhet për zotësinë në profesionin e tij dhe i ka ato vlerat e veta. Varët shumë se për çfarë do të votojnë njerëzit. Por vlen shumë të theksohet se Hotin dhe Kurtin nuk i kemi parë kurë në këtë pozitë ndërsa Haradinaj e kemi parë se si qeverisë në atë 100 ditshin e famshëm dhe mënyrën se si ai mund ta udhëheqë qeverinë,” është shprehur Mushkolaj./a.i/

COMMENTS