Ghetto Geasy publikon këngën e re ‘Birthday’ (Video)

Reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor ‘Birthday’.

Pa dhënë asnjë paralajmërim, ai vendosi që këtë radhë në mënyrë të befasishme të sjell për fansat këngën e tij të re.

‘Birthday’ është punuar nga Irkenc Hyka, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vet reperi.

Me një yll të ndriçuar që simbolizon logon e labelit ‘Babastars’ dhe i veshur tërësisht zi, Geti erdhi mjaft me stil në klipin e ri.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit Entermedia.

Ndryshe, Getoar Selimi ka qenë një ndër emrat më të përfolur këtë vit në showbizin shqiptar, kjo pas martesës me moderatoren Marina Vjollca

COMMENTS