Getinjo tregon se si i djegë paratë përmes një videoje në SnapChat (Foto)

Getinjo tregon se si i djegë paratë përmes një videoje në SnapChat (Foto)

Reperi i njohur Getinjo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell projektin e tij më të ri muzikor
‘Mucho Dinero’.

Kjo nuk është hera e parë që reperi i kushton këngë parasë, pasi edhe vitin e kaluar, Getinjo publikoi një projekt të ngjashëm titulluar ‘O moj pare’.

Reperi i njohru Getinjo do të vijë së shpejti me një këngë të re dedikuar parasë. Burimi i fotos: Instagram
I njëjti është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e tiij e përditshme.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në SnaPChat, ku shfaqet duke djegur disa kartmonedha dollarëshe.

Nuk dihet nëse kjo video ka qenë inspirim për të pasyqruar një nga skenat e klipit të tij më të ri, por gjithsesi nuk dha një imazh shumë të këndshëm te fansat.

Përndryshe, kënga e tij e re pritet të publikohet në fund të këtij muaji.

COMMENTS