Geti e kall atmosferën edhe me muzikë popullore (Video)

Në një imazh gjithmonë serioz, janë dasmat ku merr pjesë kohë pas kohe ato që na mundësojnë ta shohim liderin e Bababastars, Getoar Selimin përtej kët

Në një imazh gjithmonë serioz, janë dasmat ku merr pjesë kohë pas kohe ato që na mundësojnë ta shohim liderin e Bababastars, Getoar Selimin përtej këtyre kondiktave.

I tillë ishte edhe mbrëmë në dasmën e menaxherit të grupit, Dekorim Sahiti ku pas mesnatës, Geti u përkujdes disa minuta edhe për atmosferën.

Ai kapi mikrofonin dhe krah Shkurte Gashit, ia ka krisur këngës popullore e cila definitivisht i shkon mjaft, transmeton prive.al.

Më pas, reperi Getoar Selimi ka kënduar edhe këngë të tjera në sofrën e burrave duke dëshmuar edhe një herë që krahas hip-hopit i zoti do të ishte edhe në këtë fushë.

Më poshtë, video me disa sekuenca të shkëputura nga postime në Instagram që shfaqin Getin në një tjetër dimension, atë popullore.

COMMENTS

DISQUS: