Geti dhe Marina anulojnë dasmën në Prishtinë, çfarë po ndodh?

Përkundër faktit se kemi parë mjaft dasma spektakolare, ajo ka marrë epitetin e dasmës së vitit.

Kurorëzimi i dashurisë së Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, u mendua se më në fund po shkonte siç ishte planifikuar.

Data 10 Shtator parashihej të shënonte dasmën e madhe në Prishtinë por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Prive nga burime shumë të sigurta pranë çiftit ka arritur të mësoj se në ditët e fundit, Geti dhe Marina kanë ndryshuar planet duke e zhvendosur ceremoninë në Shqipëri.

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur, rreth dy javë para datës së madhe por detajet tjera pritet të zbulohen me kalimin e ditëve.

COMMENTS