Gerrardi pranon të bëhet trajner i Rangersit

Gerrardi pranon të bëhet trajner i Rangersit

Rangers shpreson ta konfirmojë Steven Gerrardin si trajner të ri këtë javë, pasi legjenda e Liverpoolit raportohet se është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi skocez.

Gerrardi pritet të marrë hapat e parë si trajner duke zëvendësuar Graeme Murtyn.

Ish-mesfushori i ‘Të Kuqve’, do të largohet nga detyra e trajnerit të 18-vjeçarëve te Liverpooli dhe do të marrë Gary McAllisterin si asistent të vetin.

Një njoftim zyrtar pritet ditëve në vijim, raporton ‘Goal’.

Nëse zyrtarizohet, Gerrard do të ketë rival direkt ish-trajnerin e tij te Liverpooli, Brendan Rodgersi që udhëheq Celticun.

COMMENTS