Gerrard refuzon ofertën për trajner (Foto)

Sonte Evropa Liga, Skënderbeu kërkon fitore në Beograd
Zbulohen emrat e futbollistëve që mund ta fitojnë ‘Topin e Artë 2017’, Messi nuk është askund (Foto)

Ish-kapiteni i Liverpool dhe Anglisë, Steven Gerrard, i cili do të largohet nga LA Galaxy më 31 dhjetor, tha se ai ka pasur një ofertë nga klubi i League One (kategoria e tretë), pas largimit të Kral Robinson.

“Do të ishte një ofertë shumë e mirë për dikë tjetër, por për mua është shumë shpejt,” tha Gerrard, i cili ka luajtur 710 ndeshje me Liverpool.

Gerrard u largua nga Liverpool në vitin 2015, pas 17 vitesh në skuadrën e parë të klubit “të kuq” ku fitoi 8 trofe madhorë. Ai është në kurs për të marrë UEFA “A”, licenca e dytë për nga rëndësia në kualifikimin e trajnerëve.

COMMENTS