Ajo është padyshim njëra ndër këngëtaret më të njohura të estradës. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Genta Ismajli e cila që në fillim të karrie
Ajo është padyshim njëra ndër këngëtaret më të njohura të estradës.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Genta Ismajli e cila që në fillim të karrierës është veçuar për stilin e saj të veçantë dhe energjinë që gjithmonë ka sjellë në skenë.
Genta kohëve të fundit ka qenë pasive sa i përket projekteve të reja.
Mirëpo për të gjithë fansat e saj Genta tani ka paralajmëruar një projekt të ri i cili pritet të jetë një hit veror.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Genta përmes disa fotografive që ka postuar në profilin e saj në instagram, sipas të cilave shihet se Genta ka filluar me xhirimet e klipit.
Ky klip si duket do të jetë shumë i nxehtë.
Së fundmi Genta ka postuar një fotografi ku shihet nudo në pishinë, ndërkohë një mashkull që nuk i vërehet fytyra se kush është shihet duke e fotografuar atë.
Se sa do të pëlqehet kjo këngë nga fansat mbetët të shihet.
COMMENTS