Gazeta Zyrtare publikon vendimin për zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi

Gazeta Zyrtare publikon vendimin për zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi

Digjet një veturë në Ferizaj (Foto)
Evakuohet teatri në Londër për shkaqe sigurie (Foto)

Talat Xhaferi edhe zyrtarisht është konfirmuar në postin e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.

‘Gazeta Zyrtare’ ka publikuar vendimin për zgjedhjen e tij në seancën e 27 prillit që u përshkallëzua në dhunë pas pushtimit të Kuvendit nga protestuesit që mbështeten nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit.

Pas vendimit të shpallur fillojnë të rrjedhin 10 ditë për dhënien të mandatit për formimin e Qeverisë së re pasi kryeparlamentari Xhaferi të mërkurën e kaluar ka njoftuar presidentin Gjorge Ivanov me formimin e shumicës së re parlamentare.

Kjo është konfirmuar edhe nga kabineti i Presidentit prej nga njoftuanse Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së Maqedonisë.

Ivanov deri më tani ka refuzuar të mandatojë për kryeministër Zoran Zaevin e LDM-së, me arsyetimin se koalicioni i tij me partitë shqiptare të cilat në programin e tyre kanë atë që njihet si ‘Platformë e Tiranës’ rrënon karakterin unitar të Maqedoninë.

COMMENTS