Gati për ta kolonizuar, në 2028 njeriu do të jetë në Planetin e Kuq

Kangbashi qyteti fantazmë në Kinë (Video)
Përroi prej të cilit askush nuk del i gjallë (Video)

Anija kozmike, ‘Mars Base Camp’, mund të qëndrojë në orbitë përreth Marsit për një periudhë 10 – 11 mujore dhe do të nisë eksplorimin human të planetit, për të hartuar planin për të zbritur njerëzit në sipërfaqen e kuqe.

Duket se një udhëtim drejt planetit Mars mund të kthehet në realitet më shpejt sesa ishte menduar. Një nga shoqëritë hapësinore më të rëndësishme të SHBA-së, ‘Lockheed Martin’, lajmëroi se ka në plan që të dërgojë gjashtë persona në orbitë rreth planetit të kuq në vitin 2028, transmeton Shqip. Anija kozmike, ‘Mars Base Camp’, mund të qëndrojë në orbitë përreth Marsit për një periudhë 10 – 11 mujore dhe do të nisë eksplorimin human të planetit.

Foto 1

Njësoj si me Hënën

‘Lockheed Martin’ është një nga kompanitë që po ndërton një pjesë të anijes kozmike që NASA do ta përdorë për udhëtimin që ka projektuar për në planetin e kuq. Kjo anije e pagëzuar ‘Orion’, është një pjesë e raketës SLS (Sistemi i hedhjes hapësinore), që do ta lëshojë në hapësirë. Një hedhje e parë drejt hapësirës pa njerëz brenda është parashikuar për në vitin 2018, i pasuar nga një tjetër me ekuipazh në vitin 2023, drejt Hënës. ‘Ne mendojmë se një ekspeditë përreth Marsit do të jetë një veprim paraprak tepër i rëndësishëm përpara zbritjes në planet’, u shpreh Tony Antonelli, përgjegjësi teknologjik i udhëtimeve hapësinore njerëzore të kompanisë amerikane. ‘Është paksa ajo që ne kemi bërë edhe me Hënën. Përpara se të zbrisnin në satelitin tonë, i ramë rreth e përqark planetit me misionet Apollo 8 dhe Apollo 10.

Foto 2

Shumë lajmërime

Sipas ‘Lockheed’, misioni i vitit 2028 nuk do të jetë vetëm një provë e thjeshtë, por aty do të jenë shumë objektiva shkencorë për t’u arritur. Astronautët do të provojnë që të drejtojnë nga orbita e Marsit, robotë të cilët do të zbriten në sipërfaqen e planetit të kuq, duke eksperimentuar një zbritje në një nga hënat e Marsit e duke studiuar me detaje sipërfaqen e planetit, për të lokalizuar zonën më të mirë për të zbritur më pas ekuipazhin njerëzor. Ky lajmërim ndjek atë të bërë pak javë më parë nga kompania tjetër ‘Space X’, që bëri me dije se do të dërgojë në Mars një anije kozmike pa njerëz deri në vitin 2018. Për llogari të saj, NASA, nuk e konsideron si të mundshëm një mision të tillë përpara vitit 2035.

Misioni pa kthim

Shpresa e vetme për të parë një njeri që ecën në Mars përpara kësaj date është kompania ‘MarsOne’, që parashikon lëshimin në vitin 2026 të astronautëve, të cilët kanë në plan që të mos kthehen më në Tokë, por të stabilizohen e qëndrojnë përgjithmonë në Mars, në një bazë të përhershme.

COMMENTS