Gatesë angleze për Pashkët

Gatesë angleze për Pashkët

Sallatë pranverore: Eliminon helmet, përshpejton tretjen, nxit humbjen e peshës!
Biskota të bardha

Kjo ëmbëlsirë përgatitet tradicionalisht për festën e Pashkëve, pork jo nuk do të thotë se nuk bën të gatuhet secilën herë që doni të hani diçka ëmbël.

Përbërësit:
6 ½ gota miell
2 gota qumësht
1 gotë sheqer
1 gotë rrush i thatë/stafidhe
150 gr gjalpë
½ gotë ujë
2 lugë gjelle tharm buke
pak kripë
1 lugë kanellë
2 vezë
2 të bardha të vezës
Glazura:
1 gotë sheqer pluhur
2 lugë gjelle ujë
Për lyerjen:
1 të kuq i vesë
2 lugë ujë
1 sheqer vanilje

Udhëzimet
Tharmin e bukës vëreni të fermentohet me ujë të vakët e pak sheqer.

Gjalpën rraheni bashkë me pjesën tjetër të sheqerit, shtoni kanellën dhe vezët një nga një.

Shtoni edhe miellin, rrushin e thatë, tharmin e fermentuar dhe qumështin.

Formojeni një brumë të butë.

Brumin lëreni të pushojë për një orë. Pastaj ngjisheni mirë me duar dhe ndjaeni në toptha.

Topthat renditini në një tepsi dhe lërini të pushojnë edhe gjysmë orë.

Me një thikë të mprehtë pritini për sipër e më pas lyejini me përzierjen e të kuqes së vesë, ujit dhe sheqer vaniljes.

Piqini në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.

Pas pjekjes, gatesën lëreni të ftohet.

Ndërkohë sheqerin pluhur rraheni bashkë me ujin dhe me këtë përzierje lyejini pjesët e prera me thikë të topthave të ëmbëlsirës.

COMMENTS