Gashi takohet me ambasadoren kroate, dakordohen të forcohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Gashi takohet me ambasadoren kroate, dakordohen të forcohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanovic. Me këtë rast, siç njoft

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanovic.

Me këtë rast, siç njofton kumtesa nga kjo ministri, Gashi e njoftoi ambasadoren Kapetanovic për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë.

Thuhet se Gashi vuri në dukje se Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë përtej marrëdhënieve bilaterale që kanë në bashkëpunimin e shkëlqyer, mes dy shteteve ekzistojnë edhe raporte shumë të mira miqësore.

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët e vendit dhe rajonit.

Ndërsa ambasadorja kroate theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

COMMENTS