Gashi: Procesi i investimeve strategjike do të jetë transparent

Gashi: Procesi i investimeve strategjike do të jetë transparent

Vrasësve të Aulon Zekës 14 vjet burgim
Deputetët miratojnë në parim projektligjin për të amnistuar veten

Në vazhdën e mbështetjeve për detyrat e reja, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pranuar urimet e shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova.

Shefja e BE-së thekson rolin që ka diaspora në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe rëndësinë e investimeve strategjike, duke kërkuar transparencë maksimale gjatë këtij procesi.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Gashi siguron shefen e BE-së në Kosovë se ky proces do të ketë transparencë maksimale.

‘Jemi të vetëdijshëm se investimet kanë munguar në Kosovë për shkak të, madje, mungesës së transparencës bashkë me burokracinë e vendimet e gabuara politike. Në rastin tone, ju siguroj Apostolova se procesi i investimeve strategjike do të jetë transparent dhe në çdo hap do të përfshihet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtar’, ka thënë ai.

COMMENTS