Garner dhe Affleck anulojnë prishjen e martesës

Lyrical Son, MC Kresha dhe Blleki publikojnë këngën ‘Rruga n’Club’ (Video)
Kush është aktorja shqiptare që ka qenë pjesë e serialit ‘100 Vitrinat’ (Foto)

Aktorët Jennifer Garner dhe Ben Affleck raportohet se kanë anuluar për pak kohë procedurat e shkurorëzimit.

Çifti që ka dy fëmijë, vitin e kaluar bëri të ditur se do t’i jepnin fund martesës së tyre dhjetëvjeçare, por procedurat e shkurorëzimit janë ngadalësuar në muajt e fundit.

Një burim i revistës ‘Us Weekly’ ka thënë se aktorja donte përfundimin e procedurave të shkurorëzimit, por pas pak javësh ajo ndryshoi mendje.

‘Duket se gjërat nuk po shkojnë drejt fundit’, ka thënë burimi. ‘Jen e do ende Benin, por mendja e saj nuk e lejon të kthehet. Ajo është e përqendruar te fëmijët’.

Çifti ende është duke jetuar së bashku me fëmijët në një shtëpi ndërsa Affleck thuhet se dëshiron që martesa e tij të përmirësohet.

Ben Affleck

COMMENTS