Gara e Dritës për titull i shton peshë derbit të zjarrtë

Gara e Dritës për titull i shton peshë derbit të zjarrtë

Fitorja në derbin e qytetit të Gjilanit do të thoshte shumë për Dritën. Pos që do të shfrynte inatin me rivalin lokal, Gjilanin, do ta ndihmonte të bënte edhe një hap para drejt titullit kampion.

Derbi Gjilani – Drita, luhet sot (e mërkurë, 16:00) dhe është i vlefshëm për xhiron e 30-të të Vala Superligës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Ky derbi vlerësohet më i madhi dhe me i zjarrtë në futbollin e Kosovës. Për këtë, një fitore do ta kënaqte edhe Gjilanin që është vendas në këtë ndeshje.

Drita po kërkon titullin pas 16 vjetësh. Është në vendin e parë me 59 pikë, tri më shumë se Prishtina në vendin e dytë kur kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar.

Ndërkohë, Gjilani nuk ka shanse për titull, por pasi është në vendin e shtatë me 43 pikë mund të kërcënohet të përfundojë në zonën që çon në ndeshje të barazhit për mbetje në Superligë, nëse dështon në ndeshjet e radhës.

COMMENTS