Gara e çifteve, vrap me gratë mbi shpinë (Video)

Gara e çifteve, vrap me gratë mbi shpinë (Video)

Vajza me flokë të gjata mbi 2 metër (Video)
Emocionues ritakimi i ushtarit me qenin (Video)

Është një traditë skandinave, por e shndërruar tashmë në një kampionat që josh qindra spektatorë në qytetin anglez të Dorkingut.

Pjesëmarrësit në garë janë çifte dhe burrave u duhet të mbajnë gratë ose partnerët në supe teksa vrapojnë përgjatë 380 metrave në një terren të pjerrët e me baltë.

Gjithashtu çiftet duhet të kapërcejnë pengesat e të durojnë lagien me ujë, ndërsa vrapojnë drejt vijës së finishit.

Pesha minimale e gruas që burrat duhet të mbajnë në krah, sipas rregullit është 50 kilogramë dhe të gjithë pjesëmarrësit peshohen para nisjes së garës, për të siguruar që i plotësojnë kushtet.

Terreni i lagur për shkak të shiut, i vështirësoi edhe më shumë gjërat.

‘Terreni është shumë i rrëshqitshëm për shkak të rreshjeve të dendura që kanë rënë ditët e fundit. Kjo i shtohet vështirësive të tjera, si vrapimi me një person në krah dhe kovave me ujë që u hidhen gjatë garës’, tha organizatori, Robert McCaffrey

Fitues i këtij viti ishte një çift nga Uellsi, Jack McKendrick dhe gruaja e tij Kirsty Jones, të cilët siguruan çmimin e lakmuar të një fuçie me birrë.

COMMENTS