‘Gafat’ e Trumpit në Japoni: E ‘harron’ Melanian në veturë, nuk u përkul para perandorit (Video)

‘Gafat’ e Trumpit në Japoni: E ‘harron’ Melanian në veturë, nuk u përkul para perandorit (Video)

Ushqimet më të shtrenjta në botë!
Toka me shtatë ngjyra (Video)

Përveç porosive që tha atje, vizita e presidentit amerikan Donald Trump në Japoni, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave edhe për ‘gafat’ që ai ka bërë atje.

Sipas mediave të huaja presidenti amerikan, përveçse nuk u përkul para perandorit Akihito, Trump e ‘harroi’ edhe bashkëshorten e tij në veturë.

Ndonëse përkulja është një shenjë e respektit në Japoni, presidentët e SHBA-ve në takimet zyrtare prandaj ballafaqohen me kritika për ta bërë këtë gjë në mënyrë më të dallueshme.

Megjithatë, në vitin 1994, Bill Clinton u përkul në vizitën e perandorit japonez në Shtëpinë e Bardhë.

Shembulli i tij është ndjekur dhe Barack Obama i cili gjatë vizitës së tij në Japoni në vitin 2009, u përkul para perandorit, por ai në të njëjtën kohë edhe mbajti dorën e tij.

Gjithashtu, në pah është vënë edhe momenti kur Trump ‘harron’ edhe një herë gruan e tij Melania, derisa doli nga vetura.

COMMENTS