Gabimi më i madh që bën kur pret thonjtë

Gabimi më i madh që bën kur pret thonjtë

Për shumicën prej nesh, kujdesi për thonjtë është pjesë e rutinës së bukurisë.

Thonjtë e shkurtër, të pastruar dhe natyralë janë idealë.

Por ndodh edhe që thonjtë nuk kanë shfaqjen e tyre më të mirë, marrin njolla të verdha duke dhënë sinjalet e një shëndeti të dobët. Për të ndryshuar rutinën e kujdesit të thonjve sa herë ata shfaqen problematikë, është e rëndësishme të kuptosh nga se shkaktohen dhe cilat janë problemet e shëndetit që shfaqen edhe në sipërfaqe?

Një praktikë e zakonshme në sallonet e bukurisë është prerja e kutikulave. Sepse kanë një pamje të pakëndshme për sytë, por janë edhe të bezdisshme.
Ndoshta ato e prishin paksa pamjen e thonjve, por prerja e kutikulave është një nga gabimet më të këqija të kujdesit të thonjve.
Kutikulat mbrojnë shtresën e thonjve nga papastërtitë dhe bakteret.

Por nëse i pret, në thelb e ke lënë ta hapur hapësirën për të hyrë bakteret dhe infeksionet bakteriale – mes tyre edhe herpes. Dhe përveç infeksiovene, prerja e kutikulave në fillim duket bukur për thonjtë, por ato do të dalin përsëri dhe do të bëhen më të ashpra dhe të çrregullta.

Nëse i lyen thonjtë bashkë me kutikulat pa i prerë është një opsion i mirë dhe i sigurt. Mos harro se një metodë që nuk i lë kutikulat të të bezdisin është lyerja e thonjve nga poshtë.

COMMENTS