‘G’ e Shkupit merr çmimin kryesor në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

‘G’ e Shkupit merr çmimin kryesor në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Ansambli ‘Shota’ me koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Kosovës
Çfarë pati ndodhur me 14 Shkurt

Shfaqja ‘G’ e Teatrit Shqiptar të Shkupit, bazuar në veprën satirike ‘Gomari i Babatasit’ të Gjergj Fishtës me dramatizim e regji të Sulejman Rushitit, mori çmimin kryesor të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

Në edicionin e 47-të të festivalit që u përmbyll të shtunën mbrëma me ndarjen e çmimeve, trofeun për aktorin më të mirë në rol dytësor e mori aktori i kësaj shfaqjeje Fisnik Zeqiri. Për një jave festivali solli shtatë shfaqjet konkurruese nga Kumanova, Shkodra, Shkupi, Prizreni, Ferizaj dhe Prishtina, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Çmimin për regjinë më të mirë e mori Kushtrim Bekteshi, për realizimin e shfaqjes ‘Tartufi’, produksion i teatrit ‘Migjeni’ të Shkodrës. Çmimin ‘Ismail Rama’ për aktorin më të mirë e mori Shpëtim Selmani për rolin Dr.Stockman në shfaqjen ‘Armiku i popullit’, nën regji të Fatos Berishës, produksion i teatrit të Prizrenit ‘Bekim Fehmiu’.

Çmimin ‘Adriana’ për aktoren më të mirë e mori Rita Gjeka, për rolin e Dorinës në shfaqjen ‘Tartufi’, atë për aktoren më të mirë në rol dytësor e mori Donikë Ahmeti, për rolin në shfaqjen ‘Per Gynti nga Kosova’, me tekst të Jeton Nezirajt e regji të Agon Myftarit, produksion i qendrës ‘Multimedia’ të Prishtinës.

Fatmir Hyseni, drejtor i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ka thënë se ky edicion ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm.

Juria në përbërje të aktorëve Selman Jusufi, Vjosa Abazi e Erson Zymberi për rolin më të mirë episodik e kanë vlerësuar Afrim Kasapollin të shfaqjes ‘Armiku i popullit’. Për skenografinë më të mirë është vlerësuar Petrit Bakalli i së njëjtës shfaqje, derisa për kostumografinë më të mirë Samka Ferri me kostumet e shfaqjes ‘Tartufi’.

COMMENTS