Futboll, Prishtina fiton Superkupën e Kosovës

Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës pasi ka mundur 2:1 Feronikelin, kampion më fuqi.

Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Endrit Krasniqi në minutën e 35-të dhe Ahmed Jonuzi (73′), përderisa golin e vetëm për Feronikelin e shënoi Behar Maliqi përmes penalltisë (50′)

Kështu, Prishtina e nis mbarë sezonin e ri duke fituar Superkupën e Kosovës, trofe ky që mund të motivojë këtë skuadër për të arritur të tjera trofe gjatë sezonit të ri.

COMMENTS