Fushë Kosovë, aksident i rëndë trafiku

Veseli: Duhet t’ua garantojmë sigurinë brezave të rinj
Murati kërkon dialog politik me Serbinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë në mes dy veturave.

Nga përplasja e veturave, njëra prej tyre është rrokullisur dhe si pasojë ka edhe persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

‘Në aksident janë përfshirë dy vetura, ka të lënduar ndërsa policia po merret me rastin’, ka thënë Ahmeti, pa mundur të japë detaje të tjera.

COMMENTS