Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhu
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Lajmin e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.
‘Haradinaj ka marrë ftesë zyrtare nga zyra e Shtëpisë së Bardhë, mirëpo ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Unë besoj se do të jetë i pranishëm’, ka thënë Nitaj.
Bashkë me Haradinajn, është ftuar edhe bashkëshortja e tij, zonja Anita.
Ceremonia e inaugurimit të Donald Trump, i cili është presidenti i 45-të i SHBA-ve, do të mbahet me 20 janar në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo është ftesa e siguruar nga Gazeta Express:
COMMENTS