FSK vazhdon kërkimin deri në gjetjen e kampionit Sali Gërqina

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të vazhdojnë edhe sot kërkimet me njësitë e zhytësve për gjetjen e trupit të Sali

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të vazhdojnë edhe sot kërkimet me njësitë e zhytësve për gjetjen e trupit të Sali Gërqinës, i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshejtë dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.

Zëdhënësja e FSK-së, Remzije Zeqiraj, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se ekipet e shpëtimit të FSK-së do të vazhdojnë sot deri në orët e vona.

‘FSK do të vazhdojë edhe sot kërkimin e trupit në fjalë deri në gjetjen e tij ose deri në orët e vona’, ka thënë ajo.

COMMENTS