FSHF merr vendimin për Taulant Xhakën

FSHF merr vendimin për Taulant Xhakën

Gjashtë yjet që gjatë verës do të jenë lojtarë të lirë (Video)
Humb Kosova, fiton Shqipëria

Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, ka folur për largimin e Taulant Xhakës nga grumbullimi.

Ai ka thënë se çështja e tij është më shumë mediatike dhe se i ka dyert e hapura që të kthehet.

‘Xhaka? Ndoshta kjo është më shumë mediatike. Pakënaqësi e lojtarit, probleme që zgjidhen brenda familjes. Xhaka e ka vendin në ekip, është i mirëpritur, pavarësisht asaj që ka ndodhur’.

‘Nuk e di nëse është e vërtetë që Xhaka ka thënë se nuk vjen më’, ka thënë Shulku.

Xhaka pas ndeshjes me Italinë la grumbullimin me Shqipërinë, pasi ishte i pakënaqur me minutat që i rezervohen nga Gianni de Biasi.

COMMENTS