Fruthi arrin edhe në Gjilan

Fruthi arrin edhe në Gjilan

Kosova ia ‘bllokon’ miellin, reagime të ashpra në Serbi
​Seanca shtyhet për nesër në orën 10:00

Xhevat Demiri, shefi i repartit të Infektologjisë në Gjilan, ka thënë se në këtë repart tashmë janë shtrirë katër raste të morbillit – fruthit. ‘Dy raste janë nga Kaçaniku dhe njëri nga Hogoshti e tjetri nga Gjilani’, ka thënë Demiri.

Morbilli ose fruthi tashmë ka depërtuar edhe në rajonin e Anamoravës. Xhevat Demiri shef i reparti të infektologjisë në spitalin e Gjilanit, tha për Rajonipress se katër raste janë të shtrira në këtë repart dhe gjendja e tyre nuk është e mirë.

‘Janë rastet e para të morbillit në repartin tonë, dy janë fëmijë nga Kaçaniku dhe dy raste të rritur, njëra nga Hogoshti dhe tjetra nga Gjilani. Gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve nuk është e mirë kurse reparti ka nevojë për përforcim të kuadrit të mesëm’, ka thënë Demiri për Rajonipress.

COMMENTS