Frutat e ngrira mund të shkaktojnë hepatitin A

Frutat e ngrira mund të shkaktojnë hepatitin A

Shtatë persona nga Uellsi Jugor, janë diagnostifikuar me hepatitin A pasi kanë ngrënë kokrra shege të ngrira.

Edhe pse ende nën hetim, kompania përgjegjëse për prodhim kujtoi produktet e implikuara si një masë paraprake të cilat duhet hulumtuar tutje, njofton Klan Kosova.

Që nga shtatori i 2017-të sipas raportimeve janë shitur 40 mijë paketa të frutave të ngrira, megjithatë mjekët në spitalin kombëtar të SHBA-së, këshillojnë konsumatorët të cilët posedojnë të tilla fruta, të kenë kujdes nga përdorimi i tyre.

Sipas Institutit për Infeksion dhe Imunitet në Melburn, potencon se baktere infektuese qëndrojnë në fara të shegës së ngrirë.

Por, kjo nuk përjashton mundësitë që frutat e ngrira në përgjithësi mund të shkaktojnë hepatitin A apo infeksione të tjera.

COMMENTS