Frikë për jetën e tyre, banorët i venë flakën elefantëve (Foto)

Frikë për jetën e tyre, banorët i venë flakën elefantëve (Foto)

Mediat serbe: Çka i mbetet Serbisë në Kosovë, është vetëm Asociacioni
KMDLNJ: SBASHK-u po i keqpërdor nxënësit

Një fotografi e dy elefantëve që iknin nga një turmë që i vuri zjarrin fitoi një konkurs të fotografisë së kafshëve të egra.

Fotografia tregon një elefat të madh dhe fëmijën e tij të vogël që vraponin për të shpëtuar jetën e tyre në Indinë lindore.

Duke shpallur çmimin, revista Sanctuary tha se ‘ky lloj poshtërimi … është rutinë’, përcjell albeu.com.

Fotografia u mor në West Bengal, ku njerëzit sulmojnë elefantët cdo ditë dhe është një ngjarje rutinë për banorët.

Është e paqartë se çfarë ndodhi përfundimisht me dy elefantët nëse shpëtuan apo jo por në mediat vendase cdo ditë ka lajme për vdekjet e njerëzve të shkaktuar nga elefantët.

Konflikti njeri-elefant është shumë i përhapur në Indi.

COMMENTS