Franca vazhdon mbështetjen për Kosovën drejt BE-së

Franca vazhdon mbështetjen për Kosovën drejt BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë takuar sot shkurtimisht me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Macroni bashkë me kancelarin gjermane, Angela Merkel, janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

‘Me vizionin dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë shpresë të gjitha vendeve tona. Franca e ka mbështetur popullin e Kosovës në gjithë rrugëtimin tonë të gjatë për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në forcimin e perspektives euroatlantike’, ka shkruar Thaçi.

COMMENTS