Franca fiton kurorën e Miss Universe 2017 (Video)

Studentja 24 vjeçare e stomatologjisë, Iris Mittenaere ka mundur 12 finalistet e tjera për të fituar kurorën. Si Miss Universe ajo do të nisë një fush

Studentja 24 vjeçare e stomatologjisë, Iris Mittenaere ka mundur 12 finalistet e tjera për të fituar kurorën. Si Miss Universe ajo do të nisë një fushatë dentare dhe për kujdesin e gojës në të gjithë botën.

‘Ky brez nuk është vetëm një brez. Është diçka që duhet të bësh për të ndihmuar njerëzit, për të kuptuar njerëzit’, ka thënë Mittenaere, e cila është nga veriu i Francës.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte argjentinasja Camila Bazarra ndërsa nga Shqipëria Lindita Idrizi të cilat nuk arritën të shkonin shumë lart në këtë garë.

Spektakli ndryshoi formatin këtë vit, pasi kishte 12 nga 13 finaliste që ka pasur më parë dhe ka numëruar edhe votat për Miss Universe në Twitter. Eventi u organizua në Vietnam.

COMMENTS